Projekti
Ky projekt ka synuar digjitalizimin e gazetës Rilindja që është publikuar në periudhën prej 12 shkurtit 1945 deri më 5 shtator 1990. Numri i faqeve llogaritet të jetë rreth 200.000.
Meqenëse Rilindja si pronësi ka qenë organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës sipas Ligjit Nr. 05/L -047 Neni 12A paragrafi 6.1 konsiderohet si vepër jetime pa trashëgimtar. Kësisoji publikimi i saj në domenë publike ishte i mundshëm dhe kemi konsideruar që është mëse i nevojshëm si për studiues ashtu edhe për publik të gjerë.
Përveç kësaj, projekti synon të ofrojë një model të hapur dhe të zgjerueshëm për digjitalizimin e botimeve që janë vështirë të qasshme për publikun, duke ofruar teknologji harduerike dhe softuerike të përballueshme. Në veçanti vlen të përmendet që projekti synon të ndërtojë një repozitor të materialeve digjitale me kosto shumë të ulët dhe me kapacitet të madh, gjë që deri tash nuk është bërë në asnjë institucion të vendit.
Projekti në rend të parë ofron mundësi për lexuesit dhe studiuesit e periudhës 1945-1990 të kenë qasje të lehtë në burimet e kohës. Përveç kësaj punëtoritë e skanimit dhe redaktimit u kanë ofruar mundësi një grupi të konsiderueshëm të vullnetarëve të rinj të marrin njohuri në teknologjinë e digjitalizimit si dhe shkathtësi të redaktimit dhe arkivimit të materialeve digjitale.
Me këtë projekt kemi ndërtuar një skaner gjysëmautomatik, i cili ka lehtësuar procesin e skanimit dhe të cilin dëshirojmë t’ia dhurojmë një institucioni të përshtatshëm në mënyrë që të jetë në shfrytëzim për lexuesit dhe studiuesit edhe pas përfundimit të projektit. Gjithashtu, synojmë t’i perfeksionojmë veglat e nxjerrjes së tekstit dhe automatizimin e tyre (Tesseract OCR, Scant Tailor, DjvuBind), si dhe veglat e korrigjimit në mediawiki. Përveç kësaj në të ardhmen synojmë integrimin e repozitorit digjital Fedora për publikimin dhe mirëmbajtjen e materialit të skanuar.
Ky projekt është inicuar nga Shkumbin Brestovci, bashkëthemelues i organizatës FLOSSK dhe ndërmarrës e gjuhëtar me profesion. Ai ka qenë udhëheqës i projektit të ndërtimeve të skanerit të librave dhe është themelues i kooperativës së harduerit të hapur që është projekt i zhvillimit të ndërmarrësisë sociale në bashkëpunim me organizatën FLOSSK.
Ky projekt u dedikohet:
1. Lexuesve të drejtëpërdrejtë që mund të kenë interesim për materialet e digjitalizuara dhe të vendosura në repozitorin digjital, që janë të lehta për tu qasur. Numri i tyre mund të përafrohet në 100.000 duke llogaritur lexuesit e drejtpërdrejtë në bibliotekë si dhe lexuesit online në bazë të vlerësimeve dhe klikimeve.
2. Institucioneve të tjera që kanë nevojë për digjitalizim (bibliotekat tjera, arkivat, institucionet…) që mund të replikojnë me kosto të ulët përvojën e dëshmuar nga projekti, si në aspektin e harduerit ashtu edhe të softuerit të hapur.
3. Vullnetarëve që kanë marrë pjesë në projekt, të cilët kanë mësuar në praktikë të gjitha proceset e digjitalizimit, duke përfituar kësisoji shkathtësi që mund t‘i aplikojnë si në studime ashtu edhe në punë dhe karrierë. Numri i këtyre përfituesve të drejtpërdrejtë është 30 të rinj dhe të reja.
Për më tepër na kontaktoni në [email protected]
Project
The project aimed at digitizing the Rilindja newspaper which was published in the period from February 12, 1945 to September 5, 1990. The number of pages was estimated to be around 200,000.
Since Rilindja as property had been a body of the Socialist League of the Working People of Kosovo according to Law no. 05/L-047 Article 12A paragraph 6.1 it is considered an orphan work. Thus, its publication in the public domain was possible and we considered that it was a necessary measure for both researchers and the general public.
In addition, the project aims to provide an open and scalable model for the digitization of publications that are hard to reach for the public, while offering affordable hardware and software technologies. In particular, it is worth mentioning that the project aims to build a repository of digital materials with very low cost and high capacity, which so far has not been done in any institution of the country.
The project primarily provides opportunities for readers and scholars of the period 1945-1990 to have easy access to the resources of the time. In addition, the scanning and editing workshops have provided an opportunity for a significant group of young volunteers to gain knowledge of digital technology as well as digital material editing and archiving skills.
Within this project we have built a semi-automatic scanner, which facilitated the scanning process and which we intend to donate to a suitable institution so that it can be used by readers and researchers after the completion of the project. We also aim to improve text extraction tools and their automation (Tesseract OCR, Scant Tailor, DjvuBind), as well as mediawiki proofreading tools. In addition, we aim to integrate the digital repository Fedora in the future for the publication and maintenance of scanned material.
This project was initiated by Shkumbin Brestovci, co-founder of FLOSSK and an entrepreneur and linguist by profession. He has been the leader of the book scanner construction project and is the founder of the open hardware cooperative which is a social entrepreneurship development project in collaboration with the FLOSSK organization.
This project is dedicated to:
1. Direct readers who may be interested in digitized materials and placed in the digital repository, easily and always accessible. Their number can be approximated to 100,000 by counting direct readers in the library as well as online readers based on ratings and clicks.
2. Other institutions that need digitalization (other libraries, archives, institutions…) that can replicate at low cost the experience proven by the project, both in terms of hardware and open source software.
3. Volunteers that have participated in the project, who have learned in practice all the processes of digitalization, thus gaining skills that can be applied in studies as well as in work and career. The number of these direct beneficiaries is 30 young men and women.
–
For more information please contact us at [email protected]